Trotuari në rrugën “Marin Beçikemi”, përballë Katedrales “Shën Shtjefni” në qytetin e Shkodrës, është liruar nga dy objekte biznesi të ngritura prej kohësh në mënyrë të paligjshme.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, me mbështetjen e Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit, kanë ndërhyrë që një ditë më parë për çmontimin e këtyre objekteve, por kjo është realizuar nga vetë pronarët e tyre, nën mbikqyrjen e strukturave të Bashkisë.
Lirimi i hapësirave publike në rrugë dhe zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës, si dhe në plazhin e Velipojës ka qënë angazhimi kryesor i Policisë Bashkiake edhe gjatë kësaj javë.
Në zbatim të detyrimeve të saj ligjore, gjatë këtyre aksioneve, Policia Bashkiake, ka marrë gjithsej 43 masa administrative me gjobë, si dhe janë lënë në 36 raste aktkontrolli në funksion të lirimit të hapësirës publike.