Sali Berisha zhvillon këtë të shtunë të 11 dhjetorit Kuvendin Kombëtar të konfirmuar, sipas tij, nga më shumë se 4200 delegatë të PD-së që përbëjnë edhe më shumë se gjysmën e anëtarëve të Kuvendit.
Delegatët dhe demokratët e ftuar, kanë mbërritur para orës 10:00 në stadiumin “Air Albania”, ku ka nisur edhe hyrja për në ambientet ku do të zhvillohet Kuvendi.
ShkodraWeb përcjell pamje nga momentet kur delegatët hyjnë në radhë një nga një duke skanuar dokumentin që mbajnë në duar me barkod identifikimi.
Personat përgjegjës për identifikimin e dokumenteve të delegatëve mbajnë në dorë telefonin përmes të cilin skanojnë barkodin dhe më pas lejojnë hyrjen brenda stadiumit.
Ndërkohë që një televizor i vendosur në ambientet e stadiumit shfaq numrin e delegatëve që rritet pasi ata hyjnë brenda. Ajo që vihet re është se një pjesë e delegatëve mbajnë maska dhe një pjesë tjetër jo.
PUNIMET “LIVE” TË KUVENDIT KOMBËTAR TË PD NË SHKODRAWEB