Në orën 22.00 ka nisur në Katedralen e Shkodrës kremtimi i meshës së Krishtlindjes. Mesha celebrohet nga imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv metropolit i Shkodër- Pult, njëkohësisht edhe President i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare.
Qindra besimtarë ndjekin meshën me devocion në katedrale, ndërsa nuk mungojnë as autoritetet. Mesha po transmetohet direkt edhe nga ShkodraWen në kanalin e saj në Facebook.
Krishtlindjet janë një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë, katolikë, ortodoksë dhe protestantë. Mesazhi është ai i lindjes së Jezu Krishtit, birit të Zotit që erdhi në formën e njeriut.
Pas meshës, në familjet e krishtera dhe jo vetëm, nisin festimet me darka e dreka të bollshme edhe gjatë ditës së shtunë, 25 dhjetor 2021. ShkodraWeb uron të gjithë besimtarët e krishterë Gëzuar Krishtlindjen!