Luiz Ejlli vijon të mbetet një nga personazhet më të dashur të botës së showbizit shqiptar. Fituesi i BBVip, po jeton ndoshta momentin më të mirë të famës e karrierës së tij. Pak orë më parë, ishte protagonist në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, duke marrë vëmendje maksimale.
Ditën e sotme, ai ka treguar një anë tjetër të tij. Ai është shfaqur në një video me Armando Brojën, yllin e sulmit të kombëtares kuqezi e cila ndeshet të enjten me Çekinë për të prerë në biletë për Europianin 2024.
Ejlli e konsideron Brojën si futbollistin më të mirë që ka patur Kombëtarja shqiptare ndonjëherë. Në vijim, Luizi është shfaqur në një tjetër mjedis, me gjasë në një shëpi dhe pikërisht të një pensionisteje.
Ai ka prezantuar Andronikin, një pensioniste e cila i ka bërë dhuratë një byzylyk. Ejlli kujton se zonja ka dashur ta takojë në premierën e filmit por nuk ia ka dalë. Ajo i ka bërë dhuratë duke patur një pension 100 mijë lekë, dy vajza dhe burrin që i ka ndërruar jetë. Për më shumë, shikoni videon më poshtë: