Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas protestës së demokratëve të njësisë 7 në Tiranë kundër takimit privat të Lulzim Bashës.
“Fjala e Fatmir Merkoçit, Luanit të 20 shkurtit 1991”, shkruan Berisha në Facebook.
Ish-themeluesi i Partisë Demokratike Fatmir Merkoçi ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës se ai e ka misionin prishjen e opozitës dhe në veçanti PD-në.
Merkoçi: Kjo është ajo fytyra që do ta mbajë me dhunë Partinë Demokratike dhe nuk lejon fjalën e lirë. Kur na humb fjala e lirë na ka humbur gjithçka. Ka marrë ata njerëz që do ti marri, ata që e duartrokasin kur ai vete, ata njerëz që nuk i kanë dhënë asgjë PD-së dhe pengohen demokratët që kanë luftuar gjithë kohës, kanë nga 30 vite që rrinë shesheve dhe kur vjen puna janë të penguar. Ky nuk quhet takim, kjo është një shoë që ky kërkon ti hidhë hi syve demokratëve dhe shqiptarëve për ti thënë që ky bënë takim me demorkatët. Brenda nuk janë demokratët por bodigardët e tij.
Unë Fatmir Merkoçi e kam nisur me 10 vetë kur ska pasur asnjëri dhe nuk e di ku shkonim. Dhe sot del një misionar që ka ardhur me mision për të prishur opozitën dhe shkatërruar në veçanti PD-në, ky është Lulzim Basha.