Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito, vazhdojnë të jenë çifti më i preferuar i showbizit shqiptar. Çdo postim i tyre në rrjetet sociale, merr me mijëra komente dhe “like”.
Kështu ka ndodhur edhe sot, teksa Luiz Ejlli ka arritur një sukses të radhës. Të gjithë i njohin problemet e fituesit të BBVip me rrjetet sociale, me llogari të hapura e të mbyllura.
Ditën e sotme, ai ka njoftuar se ka marr tick- un blu nga Instagram, i cili e ka njohur zyrtarisht kantautorin shkodran, duke i certifikuar llogarinë. Jo vetëm kaq, duke u ndjerë “i rëndësishëm”, Luizi ka njoftuar se ka “punësuar” Kiarën si sekretare.
Po ashtu, Luiz Ejlli ka njoftuar edhe një superspektakël, të cilin me nota humori, ia dedikon pikërisht marrjes së tick- ut blu. Spektakli do të jetë në Shkodër, ndërsa detajet i gjeni në videon më poshtë.