Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së showbiz. Prej disa ditësh ata janë në Turqi, ku po pushojnë por edhe argëtohen.
Herë pas here, në rrjetet sociale këngëtari shkodran dhe moderatorja lushnjare, publikojnë video duke treguar si e kalojnë kohën dhe si zbaviten.
Luizi argëtohet duke luajtur futboll, teksa ka gjetur edhe një bashkëlojtar me të cilin luan. Në jo pak raste, është Kiara qjo që përpiqet të përfshihet në këtë lojë.
Ndërkohë, Luizi ka nisur të krijoj bejte. Nën hijen e një ulliri, këngëtari shkodran shfaq talentin e tij, të cilin në fakt e ka demonstruar edhe në BBVip.