Luiz Ejlli vazhdon të tregoj vlera të veçanta njerëzore, ndryshe nga shumica e këngëtarëve apo artistëve të tjerë. I dalë si fitues nga BBVip, ai vijon të tregohet i thjeshtë, i komunikueshëm pavarësisht famës së jashtëzakonshme të po përjeton.
Mbrëmjen e të shtunës ai ka qenë në Shkodër në një event publik. Para se të mbërrite atje, ai ka ndalur makinën e tij dhe ka kërcyer disa minuta me banorët të lagjes “Liria” në Shkodër, duke krijuar një atmosferë të veçantë, përcjell ShkodraWeb.
Më pas, ai është shfaqur në eventin ku ishte paralajmëruar prania e tij, para mijëra fansave të tij që kishin tejmbushur ambjentin festiv. Në radhën e parë, binte në sy një grua disi në moshë, mbase edhe gjyshe, e cila kërkonte vëmendjen e këngëtarit shkodran.
Në një moment, Luizi ka lënë këngën dhe është përkulur për të bashkëbiseduar me zonjën. Komunikimi ka zgjatur rreth 15 sekonda dhe në fund, shihet Luizi që e puth në ballë zonjën. Për më shumë, video më poshtë: