Luiz Ejlli nuk rresht së treguari dashurinë për partneren e tij Kiara Tito. Pas këngës që i dedikoi brenda shtëpisë së BBVip, asaj “Përjetësisht” pak pasi doli si titues i spektaklit, tashmë shpejt do të vijë edhe një tjetër këngë.
Do të titullohet “Kiara”, një dedikim i personalizuar për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit shkodran. Është regjisori i videoklipit që po xhirohet, xhulian Shabani, ai që në Facebook ka dhënë disa detaje.
“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!
Pauza e shkurtër në pjesën e showbizit ishte e nevojshme, por tani jam më gati se kurrë për të kthyer me fuqi të dyfishtë dhe me projekte mahnitëse. Një përshëndetje e veçantë për të gjithë ju nga Luiz Ejli për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mê tha qe ju don 😊.
Faleminderit për mbështetjen tuaj të palodhur dhe për pjesëmarrjen në këtë udhëtim me mua. Ju premtoj që do të vazhdoj të jap më të mirën dhe të shkëlqejmë së bashku!”, shkruan Shabani.
Ndërkohë, ka nisur të qarkullojë edhe një fragment i shkurtër i këngës, ku dëgjohet “Kiara, shpirtin ty ta fala, se më doli fjala”.