Luiz Ejlli i ka dhënë fund hamendësimeve lidhur me pjesëmarrjen e tij në “Dancing With The Stars” në Top Channel. Në një video në rrjetet e tij sociale, fituesi i BBVip ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesëmarrës.
Ai ka thënë se në spektaklin e parë, do të këndojë këngën- kolonë zanore e filmit “Në kuadër të dashurisë”, teksa ka një thirrje publike për mbështetje për një personazh që ai e quan vëlla, Elvis Pupa që merr pjesë në “DWTS”.
Ndërkohë, siç ishte paralajmëruar, partneres së tij Kiara Tito, i është besuar drejtimi i Fan Club të “DWTS” që do të nisë transmetimin të dielën, duke nisur nga ora 12.45.