Luiz Ejlli vijon të jetë në qendër të vëmendjes së showbiz në Shqipëri. Bashkë me Kiara Titon, zyrtarisht bashkëshorte e tij, ata janë çifti i momentit këtë verë dhe çdo publikim i tyre në rrjetet sociale, tërheq vëmendje.
Sot, këngëtari shkodran ka publikuar një foto ku shfaqet përkrah dy grave më të rëndësishme të jetës së tij, nënës Angjelia dhe Kiara Tito, tashmë bashkëshorte e tij. Familja Ejlli ishte e ftuar në një dasëm, me gjasë tek një i afërm i tyre. Të njëjtën foto ka shpërndarë në rrjetet e veta sociale edhe Kiara.
Ndërkohë, Luizi ka treguar edhe një tjetër talent. Në një video që qarkullon në rrjet, ai shfaqet duke i rënë tupanit, me gjasë pas kërkesës nga ndonjë i afërt. Ai krijon një atmosferë fantastike, ndërsa i gëzohet djalit të vet edhe nëna Angjelina.
Atmosfera e krijuar duket qartë se është ndeyur, teksa shum nga të pranishmit filmojnë me celularin e tyre Luiz Ejllin, tashmë duke treguar aftësitë e tij si tupanxhi.