“Diçka shumë e bukur, shumë e madhe, që i ka munguar Shkodrës e nuk është bërë prej shumë vitesh vitesh do të bëhet për festat e fundvitit”. Ideatori i asaj që mund të konsiderohet surprizë për momentin, është Luiz Ejlli, këngëtari i mirënjohur shkodran, personazh i momentin edhe në showbizin shqiptar. Ejlli ka treguar se kjo ide e tij është kristalizuar gjatë një takimi ditët e fundit me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci.
Luiz Ejlli e ka dhënë këtë premtim para qindra shkodranëve në sallën e kinema Millenium në Shkodër, ku ishte i pranishëm në promovimin e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku këngëtari shkodran është protagonist kryesor, bashkë me emra të njohur të kinematografisë shqiptare. Edhe këtu, Ejlli nuk ka kursyer batutat.
Luiz Ejlli është tashmë një këngëtar e artist i preferuar, fitues i çmimeve të shumta në muzikë, mes të cilëve edhe Festivalin e Këngës në RTSH.