Këngëtari Luiz Ejlli është ‘mbushur’ me gjoba. Në një video të ndarë në rrjetin e tij social, Luizi thotë se droni e radari nuk njohin mik as kryeministrin e as ministrin, por të ndëshkojnë për shkeljen.
“Sa u çova prej gjumit, si shkodran dihet që na ka qejfi shumë të flemë në zheg, thash po kontrolloj makinën për gjoba, kur ça me pa. Gjobë për shpejtësi, për rrip, për përdorim telefoni. Tani u binda që të kesh mik kë të duash, polic, ministër, kryeministër, ky radari qenka, edhe këta dronët.“-thotë Luizi.
Këngëtari në fund ka ndarë edhe një mesazh sensibilizues.
“Shkurt muhabeti po shkoi i paguaj, s’po u athem sesa, por mend për herë të tjera. Meqë ra fjala, ecni avash, veni rripat dhe shihni rrugën.”- thotë Luizi në Instagram.