Luiz Ejlli është shfaqur në një tjetër video në rrjetet sociale. Kantautori shkodran shfaqet duke shpjeguar blerjen e tij për një bebe. Bëhet fjalë për pape të vogla, të cilat ai me shaka thotë se i ka marrë numër më të madh që bebja, të cilit do t’ ja dhurojë, ti përdorë për disa vite.
Edhe Kiara, partnerja e tij ka publikuar një tjetër video. Ajo shfaqet në profilet e saj në rrjetet sociale, duke shprehur interes për enë kuzhine. Mesa duket, ajo po vë në zbatim “sugjerimet” e Luizit për përgatitjen e çajit në mënyrë tradicionale.
Luizi dhe Kiara vazhdojnë të jenë në fokusin e ndjekësve të tyre, të cilët herë pas here u kërkojnë të postojnë foto dhe video. Fama duket se vijon ti ndjekë edhe shumë muaj pas daljes nga BBVip.