Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur pas dëshmisë së dhënë për prokurorët belgë në SPAK lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”.
Kryedemokrati deklaron për mediat se prokurorët belgë konfirmuan të vërtetën duke shtuar se çështja në këtë vend nuk është mbyllur sikundër ka ndodhur në Shqipëri.
Basha u shpreh se ai dhe PD janë në dispozicion të drejtësisë belge dhe drejtësisë në tërësi, për të goditur lidhjet e krimit të organizuar me politikën.
Cilat ishin interesat e prokurorëve belgë?
Basha: Kam kënaqësinë që të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge, të cilët kanë konfirmuar edhe një herë të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë nuk është mbyllur, siç ka ndodhur me çështjen këtu.
Paratë mbeten të konfiskuara, drejtësia belge është e vendosur që t’i shkojë drejtësisë deri në fund. Për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme do bashkëpunoj me drejtësinë belge, të çdo vendi partner, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti për lidhjet e krimit të organizuar me politikën.
E bëj me vetëdijen se ky është një mision që më përket jo vetëm mua por edhe PD-së. Përmasat e bashkëpunimit të krimit të organizuar me politikën në Shqipëri janë unike. Ndaj një gjë dua t’i siguroj sot shqiptarët unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge…