Lulzim Basha ka postuar sot në Facebook një video, ku sipas tij është “banda e Edi Ramës” që ka zaptuar çdo pushtet. Për secilin nga antarët e “bandës”, Basha bën edhe një përshkrim të shkurtës të asaj që ata kanë bërë. Shefi i opozitës nuk kursen as në këtë rast akuzat për kryeministrin Rama, me epitete tashmë të njohura dhe të përësritura shpesh nga ai. Në tekstin e shkurtët që shoqëron videon e postuar, Basha bën thirrje për të larguar Edi Ramën. Më poshtë, postimi i plotë i Lulzim Bashës dhe video shoqëruese e tij.
“Ja banda e k.riminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë. K.rimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë k.rimin duhet të largojmë Edi Ramën! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”.