Siç ishte njoftuar, Lulzim Basha ka qenë sot në Shkodër. Ai ka zhvilluar një takim në qendër të qytetit, ngjitur me ndertesën e Prefekturës dhe jo shumë larg Bashkisë Shkodër.
Pasi ka zbritur nga makina e tij në Pedonalen e Shkodrës, në hyrje të lokalit Basha është pritur nga Xhevdet Amuli dhe ish- kandidati për kryebashkiak i Shkodrës me 6 mars 2022, Xhemal Bushati.
Si takimet e tjera, edhe ky është zhvilluar pa praninë e mediave, ndërsa pritet të dalin foto jo zyrtarisht, si në fshatrat apo qytetet e tjera që Basha ka prekur me turin e tij.
Vizita e sotme e Bashës në Shkodër, vjen pak orë pas përkujtimores së “2 prill 1991”, ku Berisha dhe deputetët e qarkut shtrënguan duart me përzemërsi, duke përcjellë mesazhin e fitores.
Deri tani, burime nga takimi, bëjnë me dije se asnjë nga deputetët e Shkodrës nuk kanë marrë pjesë në takimin me Lulzim Bashën.
Lulzim Basha: Ju falenderoj për kontributin. Ju kërkojmë ndjese. Koha dhe e drejta janë në anën tonë. Ka faktor që janë jashtë nesh
Vendimi i gjykatës ishte i turpshëm. Kemi apeluar atë vendim që është i pazbatueshëm dhe institucionet e PD janë po ato. Gjithçka që po ndodh është një pushtim i paligjshëm i PD. Ti shërbejmë uljes se gjakrave, përgjegjësi që e kam marre me vetëdije të plotë dhe do ti shërbejë bashkimit.