Lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka zgjedhur Shkodrën përtë uruar Fitër Bajramin. I shoqëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi, ish- deputetët e PD-së Shkodër dhe drejtues të degës lokale demokrate, Basha ka uruar fillimisht myftiun e Shkodrës imam Muhamed B. Sytari, gjatë pritjes tradiocionale me rastin e kësaj feste.
Duke dalë nga Xhamia e Parrucës, përmes mediave të pranishme, Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për Fitër Bajram, në veçanti të gjithë ata që kanë agjeruar gjatë muajit të Ramazanit. /ShkodraWeb Media/