Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër prej pak javësh. Ata i janë gëzuar ardhjes në jetë të vajzës së tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Luna Mari. Vogëlushja ka qenë e pranishme në postimet e shpeshta të çiftit, ndërsa ata kanë vendosur ta paraqesin të plotë imazhin e vajzës së tyre për ndjekësit e tyre të shumtë.
Rasti mesa duket ka qenë 1 mujori i ardhjes në jetë të bebes së tyre dhe Kiara me Luizin i janë drejtuar Hera Company, si në eventet e tjery të tyre, të organizojë gjithçka. Kështu, Luna Mari Ejlli prezantohet me pamjen e saj të plotë.
Tiparet që bien në sy janë zeshkane, me flokë, vetulla e sy. Megjithatë, fëmijët gjatë rritjes së tyre, ndryshojnë shpesh. Deri tani, duket se më shumë se Luizit, Luna Mari ngjason nga Kiara, ndoshta me përjashtim të ngjyrës dhe fomës së syve. Për më shumë shikoni videon më poshtë.