Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër- Koplik pasditen e sotme. Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se në momentin e aksidentit, në mjet ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit, i cili tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Pritet që të ketë edhe një komunikim zyrtar për mediat lidhur me ngjarjen. /ShkodraWeb Media/