Kjo video tmerruese tregon momentin kur makina goditi grupin e protestuesve anti-fashistë në SHBA, ku mbeti e vdekur 32-vjeçarjavi Heather Heyer dhe të paktën 19 të tjerë u plagosën.Pamjet tregojnë automjetin Dodge Challenger që futet mes protestuesve në rrugën e mbushur plot me njerëz. Dëshmitarët e kanë përshkruar si një moment të tmerrshëm përplasjen, ndërkohë që ulërima dëgjoheshin kudo.
Turma e njerëzve po kundërshtonin një tubim të së djathtës ekstreme në qytetin Charlottesville të Virxhinias. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e dënoi dhunën dhe guvernatori i Virxhinias shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, raporton BBC. E djathta ekstreme ka bërë thirrje për të protestuar kundër planeve për të hequr një statujë të një gjenerali, i cili kishte luftuar për konfederatën pro-skllavërisë gjatë Luftës Civile të SHBA-ve.