Shkruan në Facebook Taulant Balla, ministër i brendshëm: Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.
Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre.
Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit.