Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Maratona Gjithëpërfshirëse dhe Festivali i Sporteve të Unifikuara, përfaqësuar nga Special Olympics Albania, u organizua sot në shëtitoren “13 Dhjetori”.
Ky event u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, me dëshirën për të sjellë një frymë të re të përfshirjes dhe dashurisë për sportin.
Për Bashkinë Shkodër është shumë e rëndësishme gjetja e hapësirave dhe mundësive në mbështetje të nismave të tilla e bashkëpunimi për këtë veprimtari është një nisje e mirë në këtë drejtim.