Si drejtues politik i PD- së për Qarkun Shkodër, Helidon Bushati ka marrë fjalën në Kuvendin Kombëtar që po zhvillon punimet në Tiranë. Për 10 minuta, aq sa zgjati fjala e tij, Bushati ka bërë një analizë të fushatës elektorale si dhe të fenomeneve të konstatuara. Ai ka folur me emra konkretë, duke i akuzuar për manipulim e blerje të votave si Ilir Beqaj, Tom Doshi, Benet Beci dhe Paulin Sterkaj.
Në fjalën e tij Bushati ka nënvizuar se vetëm për Qarkun e Shkodrës, janë bërë 3 kallëzime në SPAK dhe 14 në Prokurori, me emra konkretë, për manipulim dhe blerje të zgjedhjeve. Po ashtu, duke folur për rezultatin e 25 prillit, Bushati e ka pranuar se dukshëm nuk është arritur objektivi, duke marrë edhe përgjegjësitë e tij personale.
Në fund të fjalës së tij, Helidon Bushati ka thënë se PD nuk do të dorëzohet. Shkodra dhe shenjën e qartë se fiton edhe ndaj manipulimit, ndërsa Bushati ka nënvizuar se është arritur rezultati më i mirë nga 2009- e këtej. Në diskutimin e tij, Bushati ka dhënë shembuj konkret edhe të angazhimit dhe ndërhyrjes së strukturave të shtetit në fushatën elektorale. /ShkodraWeb/