Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se vendimi për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është tërësisht politik. Në mbledhjen e Kryesisë Politike, ai sqaroi opinionin publik se pse është detyruar të marrë këtë vendim të vështirë, por siç u shpreh është objektiv.
Meta: Dua të bëj një sqarim publik lidhur me vendimin tim të djeshëm. Ju jeni njohur me vendimin për divorcin, ky ka qenë më i vështirë, por është objektiv.
Lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj dhe janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje që nga vendimi për djegien e mandateve.
Unë mirëkuptoj çdo reagim emocional, por përgjegjsitë e mia janë të gjera. Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet tona si grua. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat, që kjo marrëdhënie ishte pengesë.
Ilir Meta i kërkoi një ndjesë të gjithë njerëzve të afërm, por mbi të gjitha tre fëmijëve që ish-çifti Meta – Kryemadhi kanë.