Ditën e sotme ishte njoftuar fillimi i shpërndarjes së materialeve për votimin e 30 qershorit. Sipas raportimeve në terren, nuk ka akoma informacion për shpërndarjen e tyre në qendrat e votimit. Ndërkohë, nga një vëzhgim i thjeshtë në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk ka akoma të përcaktuara 247 QV-të që duhet të hapin dyert ditën e diel. Burime pranë KQZ-së, njoftojnë se në orët në vijim pritet një vendimmarrje për ndryshimin e QV-ne që ishin planifikuar të vendosen në pronat e Bashkisë Shkodër. Ashtu siç ishte njoftuar, ditën e sotme, të gjitha objektet në pronësi të qeverisjes vendore, kanë qenë të kyçyra. Ditët e fundit Bashkia ka njoftuar zyrtarisht KQZ-në dhe opinionin publik se lejimi i përdorimit të institucioneve të saj jashtë objektit që ato kanë, mundësohet vetëm nga një vendimmarrje e Këshillit Bashkiak Shkodër.