Për herë të parë në Shqipëri, në Maternitetin e Lezhës u zhvillua kursi bazik i laparoskopisë dhe histeroskopisë. Aktiviteti ishte konceptuar në mënyrë inovative që alternoi prezantime teorike, trajnimin ”hands on” të pjesëmarrësve në simulatorë pelvik si dhe live surgery me lidhje direkte nga salla e Maternitetit Lezhë.
Pjesa teknike, e transmetimit “live” nga salla e Maternitetit Lezhë tek një tjetër ambjent ku ishte e mundur që në mënyrë interaktive të bëheshin pyetje dhe sqarime nga pjesëmarrësit, u mundësua me shumë saktësi e profesionalizëm nga ELP System- Era Live Production System nga Shkodra, realizuar nga mjeshtri Valmir Hysa, përmes aplikimit të teknologjisë më avangarde të transmetimit të kohë reale.
Ndërsa po kryhej operacioni, mjekët jepnin sqarime duke iu përgjigjur pyetjeve të “pjesëmarrësve” live në këtë operacion, por në një ambjent tjetër. Ndërhyrja ishte e suksesshme, edhe në rezultatin si operacion mjekësor por edhe në funksion të kursit.
“Në datat 2 -3 Mars, në Lezhë u zhvillua kursi bazik i laparoskopisë dhe histeroskopisë. Një aktivitet i konceptuar në një mënyrë inovative që alternoi prezantime teorike, trajnimin ”hands on” të pjesëmarrësve në simulatorë pelvik si dhe live surgery me lidhje direkte nga salla e Maternitetit Lezhë.
Ky ishte një projekt që përmbledh një rrugëtim formimi dhe pasioni dhe që na bën të ndjehemi mirë qoftë sa i përket pjesëmarrjes dhe interesimit të lartë që ngjalli ashtu dhe motivimit për projekte të tjera gjithmonë e më ambicioze.
Falenderime të përzemërta pjesëmarrësve, të gjithë atyre që na mbështetën në këtë projekt si dhe stafit të mrekullueshëm të maternitetit Lezhë.”, shkruhet në një nga publikimet e Maternitetit Lezhë. Në këtë sukses, një pjesë të rëndësishme ka edhe ELP System- Era Live Production System nga Shkodra, me mjeshtrin Valmir Hysa.