Ditën e sotme, 50 familje në nevojë dhe me jetimë, morën dhuratë pajisje elektroshtëpiake cilësore që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës.
300 familjeve të tjera, u janë shpërndarë batanije dhe jorganë për të përballuar më lehtë stinën e dimrit dhe situatën jo të zakontë që po kalon vendi.
Bashkëpunimi i çmuar me Shoqatën e Ndihmës së Shtetit të Katarit, vazhdon të japë fryte për familjet në nevojë dhe të jetimëve në territorin e Bashkisë Shkodër.
Shteti i Katarit ka ndihmuar mjaft shkolla, qendra shendetësore dhe komunitete të Bashkisë së Shkodrës.
Sapo ka përfunduar ndërtimi i mbi 60 puseve për furnizimin me ujë të pijshëm në qendra të fshatrave dhe në institucione të shërbimit, shkolla e qendra shëndetësore.