Banorët e fshatrave Ashtë, Melgushë, Kosmaç, Rranxa dhe Stajka, kanë hedhur akuza ndaj Bashkisë Vau- Dejës për mosfunksionimin e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Sipas tyre, situate është alarmante, ndërkohë që hedhin akuza për abuzime ndaj Bashkisë edhe për tenderin e ri të pastrimit i cili do ti kalojë privatit. Ndërkohë banorët në Melgushë, kanë kërcënuar se nëse nuk do të ketë zgjidhje të situatës atëherë do të bllokohet rruga e fshatit dhe rruga nacionale.
Banorët janë të shqëtësuar për situatën e krijuar aq më tepër tashmë kur temperaturat po njohin rritje dhe jemi në prag të sezonit të verës çka mund të sjellë edhe epidemi për familjet. Në territorin e Bashkisë Vau- Dejës ndodhet edhe landfilli i Bushatit çka për banorët nuk ka asnjë justifikim për mos pastrimin e mbeturinave por kjo vërteton abuzimin e Bashkisë Vau Dejës me taksat e banorëve.