Grupet e terrenit të Ujësjellës Kanalizime Shkodër në bashkëpunim me bashkinë Shkodër, nga dita e djeshme kanë nisur punën për ndërhyrje në sheshin para teatrit “Migjeni”, një ndër zonat më problematike sa herë ka patur reshje intensive shiu.
Ky investim ne rrjetin nëntokësor, përpara një institucioni të rëndësishëm si teatri “Migjeni”, prej kohësh ka qenë në vëmendje të ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime dhe bashkisë Shkodër duke cilësuar si emergjent për të mundësuar kullimin e ujit në kohë më të shpejtë duke qenë se jemi në stinën e shirave.
Kjo ndërhyrje sipas inxhinier Lazer Pema, do ti japë fund përgjithmone problematikave të hasura në këtë zonë, ndërkohë që ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime në bashkëpunim me bashkinë Shkodër, do të vijojë investimet edhe në pika të tjera kritike të qytetit të Shkodres, aty ku do të evidentohen problematika.