Të paktën në pjesën e parë, nuk ka ardhur “ringritja” e Vllaznisë. 45 minutat e para të pjesë së parë në Durrës në mes Teutës dhe Vllaznisë, janë mbyllur me fitoren e vendasve 1 – 0. Një pjesë e parë e dyluftuar kryesisht në mesfushë, ndërsa Teuta ka qenë më e qartë dhe ka mbajtur Vllazninë nën presion.
Minuta e 25- të ka qenë vendimtare për golin e durrësakëve. Adili pason keq një top në afërsi të zonës së rreptësisë së Vllaznisë dhe vetëm ndërhyrja e Shehit shpëton kuqeblutë, duke dërguar topin në korne. Pikërisht nga kjo goditje standarte, topi largohet nga zona e rreptësisë dhe në kufijtë e saj, Bregu realizon një supër goditje duke mposhtur Zogoviç por edhe Adilin që sheh topin ti kalojë mbi kokë.
Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para, teksa kthesa e shumëpritur e Vllaznisë mund të pritet në pjesën e dytë. Duhet parë nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga Brdariç, kur dihet rëndësia e këtij takimi për ecurinë e kuqebluve.