Protesta e zhvilluar sot nga opozita dukej se ishte e qetë dhe do mbyllej pa incidente, derisa persona civilë me gjasë të infiltruar, zbritën në turmë për të shoqëruar disa qytetarë të cilët po shpërndaheshin qetësisht.
Siç shikohet dhe në videot e mëposhtme grupi i infiltruar shoqëron protestues jo të dhunshëm të opozitës. Njëri prej tyre është identifikuar në vendngjarje si Vilson Sterkaj. Paraprakisht mësohet se janë4 persona të shoqëruar në Komisariatin 1 në Tiranë.