Vllaznia ka triumfuar përballë Teutës me rezultatin 2-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani foli për mediat:
“Jam i kënaqur me angazhimin dhe agresivitetin që e kanë lojtarët dhe kjo ishte ajo që na e fitoi lojën. Ideja ishte që me Malën të formoja katërshen e mesfushës. Gruda në krahun e majt, që do bashkëpunonte me Smajlin. Kur të shkonin në 25 metra të rrezikonin portën e Teutës, kjo ishte e gjithë ideja. Ne gjatë javës kemi biseduar për Teutën dhe kemi parë disa ndeshje të tyre. Një ekip që nuk e meriton që të jetë në këtë pozitë ku është.
Dallimi nga ndeshja me Laçin është se sot ishim më të shpejtë. Kur futëm lojtarët e rinj, i futëm për freski. Futëm një sulmues tipik dhe krahu, por ndodh koecidenca në futboll. Bravo edhe për Çobën”, u shpreh Qatip Osmani.
Pas kësaj sfide, foli edhe trajneri i durrsakëve, Edi Martini:
“Për sot normal që më vjen keq për mënyrën si luajti ekipi. Bëmë një lojë të mirë dhe kishim raste për të shënuar gola. Pësuam gol ne goditje standarde. Arritëm të barazonim, por goli i humbjes është për të ardhur keq sepse ishte për gabime individuale. Kjo ishte një ndeshje që s’duhej humbur.
Është e vërtetë që 1 pikë në fund do na duhet shumë. Por më pëlqen grinta dhe dëshira e lojtarëve për të fituar ndeshjen. Por ka një anë medalje për besimin që lojtarët kishin për të përmbysur. Ajo pikë do na ndihmonte për të ngritur moralin. Por ndikuan edhe dëmtimet sepse ishin katër, por komplimentoj lojtarët pasi bënë një ndeshje mjaft të mirë”, tha më tej trajneri i Teutës.