Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme tek Komuna e Parisit, ndërsa burimet paraprake konfirmojnë se ka rënë pre fondi financiar NOA. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00.
Mësohet se një person i maskuar me kapuç dhe me një levë në dorë ka grabitur institucionin financiar, ku ka marrë një shumë parash prej 650 mijë lekësh të rinj.
Raportohet se autori ka kërcënuar punonjësit e institucionit me levë dhe ka marrë shumën e parave, që ndodhej në banak. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po heton për zbardhjen e saj.