Me kapuç në kokë dhe duke shmangur kamerat e mediave, ky është momenti kur Erdgys Arrazi mbërrin në gjykatë. 31-vjeçari do të dalë para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet për shkaktim vetëvrasje të gruas dhe fëmijëve të tij.
Trupat e pajetë të tre të miturve, dy vajzeve, 9 dhe 8-vjeçe, si edhe djalit 3-vjeç janë gjetur nga palombarët. Ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të bashkëshortes, Alma Arrazi.
38-vjeçarja u mbyt në ujërat e lumit Bunë më 2 Maj së bashku me tre fëmijët e mitur dhe dyshohet për shkak të dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit.