Vllaznia do të luajë pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Skënderbeut të vendit të fundit, ndeshjen e rradhës për kampionat. Në pamje të parë, konsiderohet një sfidë e lehtë, por trajneri Elvis Plori nuk e mendon kështu.
Sipas tij, edhe kjo sfidë duhet vlerësuar maksimalisht, ndonëse e ka pranuar që kjo sfidë, por edhe ajo që vjen ndaj Dinamos, mund të jenë një mundësi frymëmarrje për skuadrën e tij.
“Nuk ka asnje ndeshje te lehte. Duhet vleresuar maksimalisht edhe kjo ndeshje, duke ditur edhe ecurine jo shume te mire qe kemi patur ne ndeshjet e fundit, ku ne 5 javet e fundit kemi 2 humbje dhe 3 barazime. Po shenojme shume pak dhe keshtu qe duhet ta vleresojme maksimalisht edhe kete sfide dhe te jemi shume serioze ne fushe.
Ne shpresojme qe kalendari i ketyre dy ndeshjeve te rradhes te jete nje frymemarrje per ne, por e rendesishme eshte qe pjesa ofensive e skuadres tone te funksionoje me mire sepse ne ndeshjet e fundit nuk e ka bere si duhet kete gje. Duhet qe ndaj Skenderbeut, ato mundesi e raste qe do na krijohen, t’i shfrytezojme dhe te marrim fitoren”.
Nëse arrihet, kjo do të jetë fitorja e parë e Vllaznisë nën drejtimin e Plorit. Vetë ai e ka pranuar se ndjehet keq nga një situatë e tillë e krijuar, por ka besimin se gjërat do shkojnë mirë deri në fund.
“Edhe une ndihem keq kur degjoj te thuhet se kur do ta marre fitoren e pare Plori. Edhe une ndjehem keq nga kjo situate e krijuar. Gjithsesi une jam nje djale Shkodret dhe kam patur mbeshtetjen tuaj gjate gjithe kesaj kohe.
Nuk eshte se kam ardhur tani une ketu, jam tash dy vjet pjese e Vllaznise. Me shume se une besoj se askush nuk e do me shume fitoren dhe deri tani mund te them se kemi bere vetem nje pune te mire, kualifikimin ne finalen e Kupes. Vetem aty jam ndier mire dhe shpresoj qe deri ne fund te kemi edhe shume momente te tjera te tilla dhe te arrijme objektivat qe kemi”- ka thene Elvis Plori.