Një tragjedi e mundshme është parandaluar paraditen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një mjet është përfshirë nga flakët papritur dhe në parking.
Një mjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët e zjarri në qendër të qytetit te Lezhes. Ngjarja ndodhi paraditen e se enjtes dhe flaket u shfaqen në pjesën e motorit të mjetit.
Fatmiresisht drejtuesi ka arritur të dalë nga makina pa marrë lëndime, ndersa per shuarjen e zjarrit ndërhynë zjarrfikësit.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për percaktimin e shkaqeve të këtij zjarri, që paraprakisht dyshohet të ketë ardhur nga një defekt elektrik. /Elvis HILA/