Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në katin e gjashtë të një pallati tek “Astiri” dhe siç raportojnë qytetarët pranë JOQ.al, zjarrfikësja nuk duket gjëkundi, edhe pse është lajmëruar. “Edhe po të vijë, do ta ketë vështirë të hyjë këtu. Nuk ka shumë hapësirë për të kaluar”, – thotë banori i zonës. Nuk dihet nga se është shkaktuar zjarri dhe nëse dikush ndodhet brenda në banesë.