Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në Shkodër. Në fjalën e tij Balla ka përgëzuar uniformat blu për punën e bërë për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që ka patur tek të dyja pikat kufitare, Muriqan dhe Hani i Hotit, si dhe ka nënvizuar se puna duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
Balla gjithashtu ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të rritet gadishmëria për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar dhe vëmendja të jetë maksimale.
Në dy javët e fundit hyrjet dhe daljet në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqanit kanë qenë të shumta për shkak të pikut të sezonit turistik.