Një video emocionuese është bërë publike këtë mëngjes nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa shihet takimi mes një nënë dhe djalit të saj 2-vjeçar, pas kthimit të saj pas 6 muajsh nga shërbimi në Herat.
“Emocion dhe krenari! Personalisht nuk i mbajta dot lotët! Kapitene Ana Allani u kthye në Atdhe pas 6 muaj shërbim në Herat dhe përqafimi i parë që ajo mori ishte nga djali i saj 2 vjeçar. “, ka shkruar Ministrja Xhaçka bashkangjitur këtyre pamjeve emocionuese.