Pamje të rënda brenda pavijonit te Infektivit, ku prej muajsh tashme vijon beteja per te mundur koronavirusin.
Mininistrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar nje video me pamje te renda e shumë të dhimbshme brenda spitalit, per te treguar per gjithe neglizhentet e mosbesuesit se cfare ndodh realisht aty dhe sa e rende eshte lufta per ata qe jane me simptoma shume te renda.
Mjeke qe vrapojne tere kohen, te tjere qe i gjenden mbi koke pacienteve, ulerima dhe qarje nga dhimbjet degjon diku tjeter. Nje e moshuar renkon nga dhimbja e psheretin, “Me shpojne kockat, oh moj nena ime…”.
““‼️Lutemi?? #VendoseniMaskën? Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!” shkruan Manastirliu.
(Këshillohet që personat me ndjeshmëri të lartë apo fëmijë, të mos e shohin videon më poshtë)