Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar sot Spitalin Rajonal të Shkodrës. E shoqëruar nga shefi rajonal Astrit Beci dhe drejtori i spitalit Ardian Dajti, Manastirliu ka falenderuar fillimisht personenelin për përballimin e pandemisë në muajt e vështirë që shpresojmë ti lëmë pas.
“Me kënaqësi rikthehem në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për t’i shprehur mirënjohjen për punën e palodhur stafeve mjekësore, për përballimin e pandemisë në këto muaj të vështirë. Rikthimi në normalitet i spitalit të Shkodrës – i cili sigurisht do të jetë në gatishmëri për çdo situatë- nis me një super-projekt që tashmë po bëhet realitet: Sallat e reja të operacionit, me standarde europiane”, shkruan Manastiliu në publikimin e saj në Facebook.
Më pas, ajo ka vizituar edhe Qendrën Shendetësore Verore në Velipojë, e cila funksionon gjatë sezonit turistik. Vizita e Manastirliut vjen në ditën kur Bashkia e Shkodrës ka çelur zyrtarisht sezonin në këtë pikë tursitiek mjaft të frekuentuar.
“Në Qendrën Shëndetësore Verore Velipojë, ku bëhemi gati me stafin mjekësor të mirëtrajnuar, për të garantuar shërbim shëndetësor 24 orë përgjatë sezonit turistik, për më shumë siguri për pushuesit.
29 qendra verore në shërbim 24/7.
170 mjekë dhe infermierë të trajnuar.
Barna dhe materiale mjekësore të garantuara.
Test i shpejtë për #covid19 në çdo qendër shëndetësore verore.”, shkruan manastirliu në një tjetër pubikim në faqen e saj zyrtare në Faacebook. /ShkodraWeb/