Fenomenet e natyrës shpesh herë, vishen me mister. Në jo pak raste, nuk ka shpjegime të logjikshme, të paktën në pamjen e parë apo impaktin e parë me këto fenomene.
ShkodraWeb sjell sot “misterin” e një peme në fshatin Dinoshë të Malit të Zi. Siç e shikoni edhe nga pamjen, kjo pemë rrjedh ujë nga trupi i saj, në një mënyrë të pashpjegueshme në dukje.
Por edhe në këtë rast, nuk ka asnjë “mister” apo “mrekulli” të nytyrës. Fenomeni që ka më shumë se 20- 25 vjet që konstatohet nga banorët e Donoshës por edhe vizitorë, ka një shpjegim
Nga pema “buron” ujë sidomos në raste reshjesh të shumta. Ato mbifryjnë burimet nëntokësore dhe kështu, nga presioni i madh i krijuar, pjesa tjetër del në sipërfaqe. Nga rrënjët e pemës, uji gjen një “rrugë kalimi” në trupin e pemës dhe krijon fenomenin e çuditshëm.Në fshatin Dinoshë të Malit të Zi ekziston një pemë nga e cila rrjedh uji.