Mjekë të rinj specializantë i janë bashkuar stafit të Spitalit Rajonal të Shkodrës. Ata janë prezantuar para disa ditëve nga ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu, ndërsa ditën e sotme video është shpërndarë për mediat.
Gjatë prezantimit por edhe një inspektimi në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Manastirliu shoqërohej nga ministrja për Mbështetjen e Sipërmarrjes Edona Bilali, njëkohërisht deputete e Shkodrës dhe koordinatore e PS- së për qarkun.
Ndërkohë, Manastirlu ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video, të shoqëruar edhe me tekstin e mëposhtëm:
“Me mjekët e rinj specialistë që i bashkohen ekipit fantastik të Spitalit Rajonal të kryeqendrës së veriut, për të fuqizuar shërbimin e urgjencës, pediatrisë, anestezi-reanimacionit dhe kardiologjisë.
100 mjekë të rinj sapo janë atashuar në spitalet rajonale e bashkiake, për të garantuar shërbim cilësor për qytetarët afër vendbanimit.”, shkruan Manastirliu në publikimin e saj në Facebook.