Molet në bregun e Liqenit të Shkodrës, tashmë kanë përfunduar. Një projekt i rëndësishëm në kuadër të shfrytëzimit të këtij pellgu ujor të përbashkët me Malin e Zi, pritet të ketë ndikimin e tij në turizëm.
Ka qenë kandidati për kryetar i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili mëngjesin e sotëm, pasi ka uruar mirëmëngjes shkodranët, i ka konsideruar të përfunduar molet në Liqenin e Shkodrës.
“Mirëmëngjes me molet e përfunduara në Liqenin e Shkodrës!!”, shkruan Beci, i cili ka publikuar edhe një foto nga molet, ku shihen edhe disa mjete lundruese afër tyre.