Agjencia britanike kundra krimit të organizuar NCA ka shkatërruar një grup kriminal shqiptaro-kinez që merrej me pastrimin e parave. Dy shtetas kinez dhe një shqiptarë ishin përfshirë në pastrim parash që vinin nga aktivitete kriminale.
NCA thotë se Fen Chen dhe Ying Lin pastronin paratë e grupeve kriminale shqiptare që vinin nga trafiku i drogës. Nga hetimet u provua se Fen Chen dhe Ying Lin pastruan për llogari të shqiptarëve 1.8 milion stërlina NCA arrestoi Fation Kokën duke u dorëzuar kinezëve 300.000 stërlina në parkimin e një supermarket në Londër më 15 Gusht 2016.
Fation Koka shërbente si korrier i parave që pastronin Chen dhe Lin. Koka pranoi akuzat për pastrim parash dhe u dënua me 21 muaj burg. Në përfundim të dënimit ai do të dëbohet pasi qëndronte ilegalisht në Angli. Chen u dënua me 6 vite burg ndërsa Lin 14 muaj.