Për 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, nëntë leje drejtimi të tërhequra dhe dërguar në OASH, për shpejtësi 140 km/h – 173 Km/orë. Shpejtësi ✈gati dy herë më shumë se tabela, rrezik potencial për aksident??.
Edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si ✈.
Mos shpejtoni se në rastin më të mirë radari dhe Polici Rrugor ju presin, në rastin më të keq ju pret aksidenti.
Viti 2020, viti i sigurisë rrugore, të parandalojmë në maksimum aksidentet me pasojë jetën dhe kjo do arrihet me kontributin e të gjithë, ndaj mos fluturo, ndërgjegjësou dhe zbato rregullat e qarkullimi rrugor. /Postuar nga Policia e Shtetit në Facebook/