Drejtori sportivi i Partizanit, Olsi Rama, foli pas triumfit 1-0 në derbin ndaj Tiranës, ku nuk ngurroi të “thumbonte” gjykimin, duke u shprehur:
“Mos më fusni në konflikt me Vllazninë. Sapo falënderova Çinarin, shkodranin tonë të mirë që na bëri golin edhe për Hakajn gjithashtu. Vllaznia po tregon verat e veta, po i jep rritëm kampionatit. Kemi ndeshjen e javës që vjen, që është një ndeshje tepër e rëndësishme.
Fitorja të kënaq, gjithmonë, kur vjen edhe me një lojë bindëse të kënaq edhe edhe më tepër. Arbitrat janë një e keqe e domosdoshme e futbollit. Bëtë mirë që në fillim pyetët për gjëra të rëndësishme dhe nuk pyetët për arbitrimin.
Ishte episodi i radhës i serialit si të shkatërrosh një derbi, pati gjykim me probleme në të dyja anët. Nuk dua të flas për gjërat që janë më pak të rëndësishme. Derbi jashtë Tiranës është nga halli. E kemi kthyer Elbasanin në shtëpinë tonë, sepse ka një fushë të mirë, “Selman Stërmasi” nuk është në nivelin e duhur. Deri sa të bëjmë stadiumin tonë.
Nuk kam pasur asnjë informacion për konfliktet jashtë stadiumit. E di që tifozët tanë na ndjekin dhe na japin ngrohtësinë. Nuk i pashë te pallati sipër, mbase policia ka marrë masat.
Unë nuk do të doja që një ndeshje e Partizanit të kthehej në një problem për pandeminë”, u shpreh Olsi Rama.