Artistja e madhe shqiptare Justina Aliaj, ka kaluar rrezikun për jetën që i kanosej si pasojë e Covid-19. Akoma në mjediset e spitalit dhe me maskë oksigjeni, shkodrania Aliaj ka përcjell një mesazh për të gjithë shqiptarët.
Mesazhi i saj video, është shpërndarë nga kryeministri Rama, i cili pasi citon Justina Aliajn, jep edhe mesazhin e tij për të gjithë shqiptarët: Mbani maskën.
PUBLIKIMI I KRYEMINISTRIT RAMA
“Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë” – Justina Aliaj
?Artistja e madhe Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë pas shumë ditësh të mundimshme ku shpresa për jetën varej në një fije të hollë shprese. Falë përpjekjeve të stafit mjekësor të spitalit Infektiv, së shpejti do të lërë spitalin, për të vijuar rikuperimin në shtëpi. Për mjekët, infermierët, sanitarët, Justina ka disa fjalë zemre dhe një lutje që i del nga shpirti, për të gjithë qytetarët: #MbaniMaskën