Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Java Globale e Sipërmarrjes, na mblodhi në një takim të një niveli të lartë, ç’ka tregon një bashkëpunim konkret dhe sinergji të shtuar mes qeverisë dhe bashkisë Shkodër.
Me ministret Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali, së bashku me drejtorin e Fondit të Zhvillimit Dritan Agolli, përballë përfaqësuesve të biznesit dhe të rinjve në hollin e bashkisë Shkodër diskutuam për planet e mundësitë.
Si motor ekonomik i zhvillimit të rajonit, bizneset dhe bashkia janë një binom i pandarë dhe do të bëjmë gjithçka për t’i mbështetur.